Pas kundërthënies së fundit, BEFASON prapë opozita. Ky ështe veprimi i fundit i liderëve!


Tre liderët opozitarë janë duke zhvilluar një takim të përbashkët në kafe “Union” në qendër të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën takimin po e zhvillojnë pikërisht në orën kur Opozita kishte paralajmëruar një konferencë për media, e cila u anulua.

Në ndërkohë nga AAK-ja kanë thënë për Klan Kosovën se konferenca do të mbahet në orën 14:30, kurse nga Vetëvendosje kanë pohuar se ende nuk kanë vendosur për termini e ri të konferencës.

Siç njofton gazetari i Klan Kosovës që e ka parë takimin mes liderëve, atmosfera nuk është shumë e këndshme mes treshes udhëheqës të opozitës.
opozita_9721