Pas kësaj nuk do të qitni më limon në pije

loading...

Feta e limonit në një gotë me ujë apo ndonjë pije tjetër është një gjë e zakonshme. Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë që gjatë pirjes konsumoni shumë materie në organizëm, madje të padëshiruara. Gjatë studimit të bërë nga revista ‘Journal of Environmental Health’, hulumtuesit kanë kontrolluar 76 limonë të mbledhur nga 21 restorante, të cilat i kanë vizituar 43 herë.

Kanë vërtetuar se madje 70 për qind e fetave të limonit përmbajnë mikroorganizma. Mostrat janë marrë menjëherë pas shërbimit të pijes, pra para pirjes apo ndonjë aktiviteti tjetër fizik. Në lidhje me origjinën e mikrobeve shkencëtarët kanë mundur vetëm të spekulojnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Edhe pse dihet që limoni i ka disa karakteristika antibakteriale, rezultatet kanë zbuluar që një spektër i gjerë i organizmave mund të mbijetojë madje edhe në limonin e prerë. Pronarët e restoranteve dhe kafeneve duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin që së bashku me limonin në gotë qesin edhe mikroorganizma të mundshëm patogjenë”, thuhet në studim.

Philip Tierno, profesor i mikrobiologjisë dhe patologjisë në qendrën mjekësore ‘Langon’ të Universitetit të Nju-Jorkut, ka bërë dhjetëra hulumtime të ngjashme. Ai ka zbuluar që madje gjysma e fetave të limonit janë të infektuara me fekale njerëzore, për shkak të prekjes së drejtpërdrejtë dhe prekjes me gishtërinj. Pas kësaj nuk do të qitni më limon në pije

loading...

loading...