Pas Brukselit, ISIS betohet se do të sjellë ‘ditë të zeza’ në.. (FOTO)


Pas sulmeve në Bruksel nga ISIS-i, Britania dhe aleatët e saj janë kërcënuar nga Shteti Islamik, ku thuhet se ata janë betuar që do sjellin ‘ditë të zeza’ tek ta.

Nga sulmet në Bruksel të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 janë lënduar.
ISIS ka kërcënuar se do të sjell “ditë të zeza” në aleatët ndërkombëtarë pas marrjes së përgjegjësisë për sulmet në Bruksel, transmeton lajmi.net.
Në një mesazh në kanalin e tyre zyrtar propagandistik, grupi terrorist ka thënë që ‘një grup i fshehtë i ushtarëve’ e ka kryer sulmin në Bruksel.Brussels-suspects.jpg
“Ne betohemi që do sjellim ditë të zeza tek forcat që janë bashkuar kundër Shtetit Islamik, si kundërpërgjigje e agresivitetit tyre ndaj shtetit tonë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tyre, transmeton lajmi.net.
Grupi fillimisht e kishte marrë përgjegjësinë për masakrat në një postim të shkurtër në gjuhë angleze, mirëpo pastaj e kishte zgjeruar deklaratën në gjuhën arabe dhe franceze. /lajm.net
f1