“Pas 9 vitesh gruaja më tradhtoi me të dashurin e shoqes, tani unë…”

Një burrë 29 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se gruaja e tij ka bërë seks me ish të dashurin e shoqes së saj, gjatë një feste kur ishte e dehur. Burri thotë se gruaja me të cilën ka dhe një vajzë 7 vjeçare, dehet vazhdimisht, por që thotë se seksin e ka bërë kur ka qenë e pavetëdijshme.

Mirëpo, burri thotë se nuk arrin t’i besojë, pasi miqtë thonë se ajo ka qenë ajo qe ka provokuar e para.

Rrëfimi i tij i plotë:

Partnerja ime më ka rrëfyer se ka bërë seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, në një festë disa javë më parë. E di se ajo ishte totalisht e dehur atë natë. Madje tha se seksi me të ka qenë jo konsensual. Unë jam shkatërruar. E di se ajo pi shumë dhe merr shumë hov kur del në mbrëmje me miq. E di që ajo është shumë koketë, por unë thjesht nuk mund të kapërdij atë që ndodhi. Jemi të martuar prej 9 vitesh dhe kemi një vajzë 7 vjeçe.

Partnerja ime është 26 ndërsa unë jam 29. Ajo e ka zakon që të pijë deri në atë masë që del jashtë kontrollit. Isha shumë i mërzitur kur ajo më rrëfeu. Unë e njoh atë djalë dhe ai e di shumë mirë se ajo ka partner dhe fëmijë.

Ajo mezi e kujton se çka ka ndodhur dhe thotë se nuk mendon se ka thënë po. Unë dyshoj se ajo po gënjen. Nuk jam plotësisht i bindur nga historia e saj. Ajo madje ka rrëfyer se ka flirtuar me atë djalë. Gruaja insiston se nuk ka pranuar të bëjë seks por refuzon të shkojë në polici pasi ajo kishte flirtuar me të. Thotë se i vjen keq për këtë dhe se nuk do ta përsërisë por unë po plas nga inati. Ajo është e zemëruar me mua për moskuptimin dhe dashamirësinë, por nuk i kam bërtitur….

Kam ruajtur qetësinë, madje edhe kur ajo tha se ishte faji im, pasi nuk i kushtoj vëmendje të mjaftueshme. Kjo me të vërtetë më ka lënduar. Unë kam nevojë të di nëse ajo ishte e para qe e nisi lojen, apo u abuzua me të. Kjo po më shqeteson.

Përgjigja e psikologes:

Pikëpamja e ligjit për atë që ndodhi është se, nëse ajo ishte shumë e dehur për të dhënë pëlqimin e saj për të bërë seks – me fjalë të tjera gjykimi i saj ishte shtrembëruar me alkool – atëherë ishte përdhunim. Djali mori avantazhin kriminal të dobësisë së saj. Ajo ka nevojë për mirëkuptimin tuaj, jo për dënimin tuaj.

Ajo gjithashtu ka nevojë për përkrahje – për ndjenjat e saj të shkeljes dhe kujtimeve, por edhe për të vendosur se si do ta trajtojë këtë. Përkrahe atë që ta lërë alkoolin për të mirën e shëndetit të saj dhe për sigurinë e saj.

Ndihmojeni gjithashtu, duke e rritur besimin e saj. Mos e hidhni poshtë pretendimin e saj se nuk i kushtoni vëmendje të mjaftueshme.