Pas 40 vitesh takon nënën që e braktisi për shkak të deformimit në fytyrë

Howard Shulman ka lindur me një deformim të rëndë në fytyrën e tij. Nga kjo, prindërit e kishin të pamundur të pranonin atë si djalin e tij dhe e braktisën atë që në lindje.
Shulman nga New Jersey, në tri vjetët e para të lindjes së tij jetoi në spital i rrethuar nga infermierët.

Pas 40 vjetësh, pasi familja e largoi atë, ky i fundit provoi që t’i gjejë ata, shkruan Dailymail.

Ai gjeti nënën e tij dhe caktoi një takim me të, ndërsa ajo çfarë i tha atij ishte shumë e dhimbshme.

“Unë nuk jam penduar për atë që kam bërë. Kjo është ajo çfarë është dashur të bëjë”, kishte thënë ajo.

Pas qindra operacioneve, ai tashmë është martuar dhe është duke jetuar në San Diego, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht dhimbjes së madhe të humbjes së prindërve, ai ka publikuar librin e tij të ri, se si është takuar me nënën e tij dhe konfrontimin me të.

Libri i tij quhet “ Të ikësh nga pasqyra” apo në anglisht “ Running from the mirror”.