Pas 37 viteve nxjerr jashtë automobilin që e kishte “mbyllur” në ndërtesë


Bahaddin Uysal, cili jeton në qytezën Vezirköprü pranë Samsunit, pas 37 viteve nxori automobilin të cilin në vitin 1979 e kishte sjellë nga Gjermania, ku kishte qenë punëtor, e të cilin e ruante në katin hyrës të ndërtesës, raporton Anadolu Agency (AA).

Uysal u kthye në Vezirköprü në vitin 1979, pasi kishte shkuar në Gjermani në vitin 1970 dhe kishte blerë automobilin e markës Ford Taunus. Me t’u kthyer, ai kishte blerë një parcelë dhe kishte filluar të ndërtojë shtëpinë, dhe, duke qenë se do të kthehej në Gjermani, e kishte rrethuar automobilin brenda katër mureve në katin hyrës të ndërtesës ku punimet ende vazhdonin.

Edhe pse kohë pas kohe kthehej nga Gjermania dhe e kontrollonte gjendjen e automjetit, ai më kurrë nuk e përdori atë. Përfundimisht, Uysal u kthye nga Gjermania më 1998, por përsëri vendosi të mos e nxjerrë automobilin.

Pas 37 viteve që nga ndërtimi, Uysal vendosi ta riparojë ndërtesën dhe i shkatërroi muret për nxjerrjen e automobilit nga vendi ku ndodhej. Ai më pas e dërgoi atë në një garazh tjetër me ndihmën e rimorkiuesit.

Uysal, i cili tani është shitës karburantesh, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se: “Automobili im është në gjendjen origjinale si në ditën e parë. Taragat që i pata regjistruar me pasaportën time gjatë kalimit në pikën doganore Kapıkule qëndrojnë ende”.

Pas kthimit në qytezë, ai shton se kishte blerë automobil tjetër, sepse e ka të rëndë ta përdorë automobilin të cilin e ruan, dhe se mirëmbajtjen e tij vazhdon ta bëjë nga vendi ku ndodhet.

Në fund ai shtoi se automobilin i cili është në gjendje të mirë dhe me vetëm 40 mijë kilometra të kaluara, nuk mendon ta përdorë dhe do të vazhdojë ta ruajë me kujdes në garazh.
largea_thumbs_b_c_71298ea63291227b2841dfff57c43b101460837502