Pas 17 vitesh, arrestohet krimineli që vrau civilët në Vushtrri (VIDEO)

arrestimi-690x380

17 vjet më vonë për vrasjen e katër civilëve në Vushtrri, gjatë luftës së fundit në Kosovë, u kap njëri nga vrasësit e kërkuar.
Bëhet fjalë për serbin Zoran Vukotiq, i cili me fletarrest u arrestua në Malin e Zi.

Vukotiq, për një kohë kishte tortuar shqiptarët edhe në Burgun e Smekonicës. E një nga viktimat ishte edhe Fatmir Parduzi, i cili thotë se lajmi për arrestimin e tij e ka gëzuar shumë.

Parduzi thotë se nuk është e rëndësishme se sa do të dënohet, por e rëndësishme është që ai do të ulet në bankën që çdo qytetar i Vushtrrisë dëshiron ta shohë.

Krahas Vukotiqit, për krimet e kryera në Vushtrri, Interpoli po e kërkon edhe Gorolub Paunoviqin, kriminelin e njohur me nofkën “postieri vrasës” që kosovarët e njohin edhe nga kjo fotografi e masakrimit të një djaloshi shqiptar.