Parfumet e shtrenjta vijnë nga jashtëqitjet e balenave

loading...

Capture

loading...
Njerëzit përpiqen të blejnë parfume sa më të shtrenjta e me aroma sa më të këndshme, por ata nuk e dinë se këto parfume bëhen me jashtëqitje balene.

Substanca që prodhohet nga jashtëqitjet quhet ambergris dhe është një lëndë solide, e lëmuar dhe e verdhë. Ajo krijohet nga sperma e balenave, por që zanafillën e ka në zorrë.

Në trupin e balenës një lëndë e tillë ka funksion mbrojtës në rastet kur balena gëlltit gjëra të mprehta, por në trupin e njeriut ajo ka tjetër funksion.

Për ata që merren me grumbullimin e kësaj lënde, ajo quhet ‘ari i detit’ dhe më pak se gjysmë kilogrami kushton mbi 10 mijë dollarë.

Shpesh kjo lëndë nxirret, përveçse me anë të jashtëqitjes, edhe me anë të kollitjes ndonjëherë, sepse edhe balenat kolliten, apo edhe vjellin.

Kjo lëndë përdoret në parfumet e shtrenjta, por ndonjëherë edhe hahet si diçka shumë e lehtë për stomakun.

loading...