Paratë e mallkuara: Ata që i prekën – vdiqën!

Vetëm dhjetë ditë para se t’i merrte 150 mijë dollarët që i gjeti në kopshtin e tij në McHenryju në Illinois, 51-vjeçari Wayne Sabaj vdiq nga komplikimet që ndërlidhen me diabetin.

f.0704191138244_m


Trupi e vdekur të babait e gjeti këtë të hënë në mbrëmje djali i tij, ndërsa babai i të vdekurit përfundoi në spital për shkak të një sulmi në zemër.

Sipas mediave amerikane, paratë e gjetura janë të mallkuara.

Sabaj i kishte gjetur paratë para dy vitesh. Së bashku me babanë gjetjen e lajmëruan në polici. Gjykata tha se nëse askush deri më 1 tetor 2012 nuk lajmërohet, ata mund të mbajnë para.

Për këtë raste janë lajmëruar dy persona. E para ishte fqinja që thoshte se paratë i kishte varrosur nëna e saj e çmendur, kështu që është vendosur që paratë të ndahen. Por, ajo vdiq në dhjetor 2012 dhe ndarja ende nuk është bërë.

Kështu, vendimi final për këto para ende nuk është marrë