Parashkimi i motit

Gjatë tri ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të ketë reshje shiu, por edhe intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe me diell.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës do të jenë më të dendura të cilat do të shoqërohen edhe me vetëtimë dhe bubullima e reshje shiu. Temperatura më e ulët do të luhatet nga 6 deri në 8 gradë celsius, ndërsa ajo më e larta e ditës pritet të arrijë në 20 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Reshje shiu pritet të kemi edhe në tri ditët e ardhshme por që do të ketë edhe intervale të shkurta kohore me diell. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi herë-herë e vrullshme dhe mesatare, gjë që do të ndikoj në uljen e lehtë të temperaturave, ku maksimalet e ditës do të arrijnë rreth 18 gradë celsius.