Parashikimi vjeshtor për të gjitha shenjat. Nga më e “keqja” tek më e mira, sipas Meri Shehu

Nga sot në mbrëmje do të kemi barazimin e natës me ditës. Në orën 23:00 dielli futet në peshore dhe do të kemi ekuinoksin vjeshtor. Vjeshta e këtij viti ka karakteristikat e saj. E premtja është dita e Afërditës. Kjo periudhë e vjeshtës do prekë me energji zhvilluese shenjat e ajrit, peshoren, binjakët, dhe ujorin të cilat do kenë më shumë mundësi ndryshimi dhe zhvillimi.

Parashikimi vjeshtor për të gjitha shenjat sipas renditjes nga më e keqja tek më e mira:

12 -Peshqit
Ndryshimi i situatave ju çorienton dhe jeni disi delikatë në këtë periudhë për të përballuar detyrimet ekonomike apo personale.

11-Gaforrja
Do përpiqet të rregullojë shumë situata të brendshme personale ku në një moment delikat duket se asgjë nuk është në rregull duke filluar dhe nga gjërat e sigurta për ta, si familja.

10-Dashët
Do ta kenë të vështirë të përshtaten me kushtet e reja ku fryma bashkëpunuese dhe toleranca do vihen si kriter.

9-Bricjapi
Do kërkojë fuqi në karrierë për të përballuar sfidat që mendojnë se do vijnë, perveç pozicionit të lartë ku shef mundësi të tjera për ti kapërcyer.

8-Demi
Do kërkojë të mbajë fortë çdo gjë që mendon se ka arritur dhe nëse nuk ka asgjë për momentin. Kjo do jetë për ta më mirë se humbja.

7-Luani
Do përpiqet të përmirësojë aleancat me njerzit e afërt duke menduar se çdo ndihmë mund ti vijë më lehtë nga afër sesa nga diku larg. Praktik dhe ekonomik.

6-Shigjetari
Do forcojë lidhjet dhe kontaktet me njerëz që kanë ngritje sociale duke ju larguar zgjedhjeve spontane instiktive të rrugës. Kjo i çon në fuqizim pozitash në lidhje me punën dhe jetën personale.

5-Virgjëresha
Do funksionojë së brendshmi dhe së jashtmi tashmë pasi situata e tyre ekonomike dhe strategjia e tyre u jep mundësi të ndërveprojnë.

4- Binjakët
Do çlirojnë pasigurinë dhe pavendosmërinë e tyre për tu bërë më komunikues, më të hapur dhe më erotik. Fantazi, krijim, dashuri, atje ku të tjerët do duken pak të lodhur.

3 -Akrepi
Do luftojë shumë se brendshmi por kjo do ta bëjë akoma më interesante dhe të rrezikshëm pasi kur të gjithë të mendojnë se nuk është më në lojë, pikërisht aty ai do rilindë.

2- Ujori
Nëse do ketë ëndrra dhe dëshira ka ardhur momenti ti përkthejë në sukses vetëm të mos ngelet tek e kaluara apo tek moralizmat e njerëve të dështuar.

1-Peshorja
Ka kohën e vet në dispozicion, ti ulë të gjithë në një tryezë dhe ti ballafaqojë. Do fitojë pikë por kujdes mos kërkon më shumë seç duhe,t nëse së brendshmi ka mëkate.