Parashikimi Astrologjik i datës 26 shtator, nga Meri Shehu

Dielli në Peshore është afër Asteroidit Estia. Dëshira jonë sot do jetë të afrojmë më shumë njerëzit të cilet na rrethojnë. E rëndësishme është të dalin nga kushtëzimi UNE dhe të drejtohemi drejt hapjes ..NE

Estia simbolizon flogën që funksionon si ndërmjetës drejt ekuilibrit dhe harmonisë. Nëse nuk e gjejmë dot harmoninë në ambientin që na rrethon duhet të shikojmë për drejtime të reja në jetën tonë. Hëna në Bricjap sjell qëllime drejt një ngritjeje mbi nevojat e vogla dhe një sipërmarrje qe tregon jo vetëm kujdes ndaj të afërmve por edhe forcë drejtuese.

Më poshtë parashikimi i shenjave nga astrologia e njohur Meri Shehu

Dashi do ketë nje forcë për të ecur përpara dhe një ndihmesë që vjen nga njerëz të afërt dhe bashkëpunues.

Demi do përparojë në planet e veta të punës por edhe duhet të jetë më komunikues dhe i afruar me njerëzit ku punon.Kujdes me shëndetin.

Binjakët do rrethohen nga prezenca të dashura në jetën personale dhe nga një frymëzim i dukshëm i cili e bën të marrë vendime të rëndësishme.

Gaforrja do kërkojë afrimitet dhe familjaritet nga njerëzit që mendon se i ka larguar dhe harruar por që tashmë janë të rëndësishëm për ekzistencën e tyre.

Luani do kërkojë mënyra të reja komunikimi dhe do ketë takime me njerëz që e frymëzojne dhe i tregojnë se jo çdo gjë mund ta shijojnë dhe arrijnë të vetëm.

Virgjëresha do kërkojë stimulim ekonomik dhe shpirtëror pasi kështu mendon se do arrijë të tërheqë vëmendjen e njerëzve të dashur.

Peshorja do ketë një takim shume special në jetën e saj ku do ndodhë ndoshta ajo që ka kërkuar një lidhje shumë e ngrohtë që mund të jetë personale apo profesionale.

Akrepi duhet të gjejë një mjet të ri komunikimi me të veçantë dhe ti ndahet rutinës së komunikimit mekanik.

Shigjetari do ketë jetë të vrullshme dhe shumë takime me miq, shokë dalje e dëfrime. Diku do ndjehet se ka nevojë për dashuri dhe ngrohtësi me personale.

Bricjapi do bëjë hapje të reja dhe riformatim në jetën personale dhe për këtë i duhet mbështetja e njerëzve të afërt apo eprorëve në disa çështje pune.

Ujori do jetë në tentativë intensive për të komunikuar me jashtë apo me njerëz me një ngritje të caktuar profesionale . Çështje pune apo ligjore i dalin përpara si edhe lidhjet personale me jashtë duhen riparë me qetësi.

Peshqit do kërkojnë konfirmim ekonomik në kërkesat e tyre pasi aty do ta shikojnë sigurinë dhe mundësinë për të përparuar. Nuk përjashtohet një takim intim shumë joshës.