Parashikimet e tmerrshme për 2017: Mjerë ne, nëse ato janë të vërteta!

“Tokës mund t’i ndodhë një fatkeqësi e madhe pasi trupi misterioz kozmik, një opozitë binare e Diellit, do të godasë planetin tonë.”

Është kjo ajo që teoricienë të specializuar për fundin e botës dhe profecive të fisit Maja, i frikësohen më së shumti.

Autori i librit “Planeti X, ardhja në vitin 2017”, beson se yll i madh i vdekjes, që sjell me vete planeti Nibiru, do të fshijë Tokën në tetor të këtij viti, sipas prestigjozes britanike “Daily Mail”.

Ai pretendon se planeti është vështirë për t’u parë për shkak të këndit me të cilin i afrohet Tokës, por se ardhja e tij është e pashmangshme. Në librin e tij, këtë skenar ai e mbështetë në prova të shumta shkencore dhe astronomike, edhe pse lexuesit paralajmërojnë se pas dyzet faqeve të para, autori bëhet tepër fetarë dhe apokalipsin e shpjegon me fjalinë: Perëndia tha kështu në Bibël.

Robert Vicino, është pronar i kompanisë që po ndërton bunkerë nëntokësore, që do të mbronin jetën njerëzore nga pasojat e goditjes shkatërruese në sipërfaqen e Tokës, tha se profecia mund të jetë e vërtetë dhe tregon se si elita e botës ka kohë që është duke u përgatitur për fundin.

Megjithatë, komuniteti shkencor nuk është i bindur për ekzistencën e planetit Nibiru, të cilin NASA kurrë nuk e ka gjetur në hartën e universit.

Përveç kësaj, Nibiru ishte përmendur në fillim të vitit 2012, kur, si pjesë e profecisë majane, Toka është dashur që të përjetojë apokalipsën, dhe më pas në vitin 2015, kur fundi i botës gjithashtu duhet të fshinte specien njerëzore.