Paralajmërohet një tjetër tragjedi në Tiranë, do vini duart në kokë kur ta shihni këtë të ri (VIDEO)

screenshot-2_1479808731-6986406

Për fat të keq masat e sigurisë në punë, në Shqipëri lënë shumë për të dëshiruar. Kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë sheh të rinj që për 1 mijë lekë të reja, janë çdo ditë në luftë me vdekjen për shkak të kësaj pasigurie në punë. Megjithatë, videoja e mëposhtme e ardhur nga raportuesit e “JetaOshQef” në vendngjarje, padyshim që të bën t’i vësh duart në kokë e të lutesh për jetën e këtij djali, i cili punon në këto kushte nga kati i 8 i një pallati. Videoja është filmuar me një kamera amatore në Unazë, konkretisht te pallatet përballë Kastratit. “Përshëndetje ‘JetaOshQef’, po ju paralajmëroj me anë të kësaj videoje një tjetër tragjedi në Tiranë. Shikoni si i rrezikohet jeta këtij djali në katin e 8 të pallatit. Pamjet flasin vetë, zoti e ruajtë. Këto pra janë kushtet ku punojnë shqiptarët në vendin e tyre”.