Paralajmërimi i Thaçit për padi gjenocidiale, e dridhë Serbinë

loading...

Passport

loading...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të mos iu mëshoj baterive të luftës dhe të mos flas për gjenocid por të merret me problemet në Kosovë.

Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, transmeton Indeksonline.

Ai vlerëson se Thaçi duhet të merret me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK_së e cila do të merret me përgjegjësitë e komandantëve të palës shqiptare.

“Javëve të fundit disa udhëheqës individual duket se janë shumë nervoz, mirëpo ata nuk duhet që për shkak të nervozizmit personal ta dëmtojnë atmosferën e normalizimit dhe dialogut”, thuhet në deklaratën me shkrim të Kozarevit, transmeton Indeksonline.

Numri dy i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste të dhënë gazetës gjermane, Bild ka thënë se Kosova ka mjaft dëshmi për ta paditur Serbinë për gjenocid.

loading...