Paralajmërimi i nënës së vajzës së infektuar: Kjo bakterie fshihet në plazh (Video)

Kur vajza e saj gjashtëvjeçare është infektuar në plazh, nëna Nicole Sullivan vendosi t’i paralajmërojë të gjithë prindërit për këtë rrezik shumë të shpeshtë të fshehur në ujë.

Shumë prindër kanë frikë se fëmija i tyre në pushime do të djeget ose më keq të shkelë në iriq. Mirëpo, pak kush mendon se plaçaritja në cekëtinë mund të jetë gjithashtu e rrezikshme.

Nicole Sullivan, nëna e vajzës gjashtëvjeçare, është bindur pikërisht për këtë.

Në fakt, vajza e saj në ujë mori infeksion bakterial të lëkurës të quajtur impetigo. Vajzës ju shfaq skuqje në lëkurë, ashtuqë Nicole, duke menduar se është diçka krejtësisht e padëmshme e lyente me kremë, mirëpo, të nesërmen vogëlushes Bela i është përkeqësuar gjendja në mënyrë drastike.

“Kur u zgjova, kuptova se ishte diçka më serioze. Të dy sytë i kishte të mbyllur, kurse e tërë fytyra e enjtur, si dhe qafa dhe duart, “shpjegoi nëna Nicole.

Nicole e çoi vajzën menjëherë te mjeku, të cilët i thane se Bela është infektuar me baktere nga uji që ka hyrë nëpërmjet plasaritjeve të të prerave (gërvishjeve) që Bela kishte në trup.

Impetigo është një infektim i shpeshtë i lëkurës që prek kryesisht fëmijët. Nuk konsiderohet si shumë i rrezikshëm, por është infeksion shumë ngjitës. Fëmijët mund të infektohen përmes lodrave, batanijeve apo rrobave. Bakteret hyjnë në lëkurë përmes plagëve apo pickimeve të insekteve.

Pjesa e infektuar mund, por jo patjetër, të ketë kruarje, ashtuqë kruarja vetëm mund të përhapë infeksionin. Paraqitet edhe gjatë sekretimit të hundës apo në lëkurë të tejtharë. Bakteret, pra, sulmojnë pjesë të trupit ku shtresa sipërfaqësore e lëkurës është e dëmtuar nga lëndimet apo iritimet, duke prekur zonat rreth hundës apo shtrydhjen e puçërrzave.

Mjekët këshillojnë se nëse fëmija ka ndonjë plagë të hapur, të shmang ujin e hapur, sidomos pas stuhisë edhe atë 24 deri në 48 orë.Paralajmërimi i nënës së vajzës së infektuar: Kjo bakterie fshihet në plazh (Video)