Paralajmërim i frikshëm i shkencëtarëve: Supervullkani i Napolit pranë shpërthimit, 1.5 milion jetë njerëzish në rrezik

Shkencëtarët kanë zbuluar “zonë të nxehtë” që ushqen supervullkanin e Napolit duke shkaktuar frikë se mund të jetë pranë shpërthimit.

Campi Flegrei, kaldera vullkanike në perëndim të Napolit, shpërtheu për herë të fundit në vitet 1980, kur lëvizi magma në dhomën e cekët të vullkanit dhe shkaktoi një sërë tërmetesh të vogla.

Tashmë shkencëtarët kanë gjetur zonën me magma që furnizon vullkanin. Ata thonë se vullkani po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Nuk mund të parashikohet se kur do të ndodhë, por gjatë viteve të fundit “sjellja” e vullkanit ka ndryshuar shumë.

Shpërthimi më i madh i këtij vullkani ndodhi rreth 36 mijë vjet më parë, duke hedhur gurë vullkanik mbi 75 kilometra në hapësirë. Ky ishte shpërthimi më i madh vullkanik në Europë në 200 mijë vitet e fundit dhe besohet se ka luajtur rol në zhdukjen e neandertalit.