Parabol fantastike, gol mjeshtëror (Video)


Pak javë pasi firmosi me kampionët e Francës, Paris Saint Germain, kontratën e tij të parë si futbollist profesionist, Hervin Ongenda ka shënuar golin e parë me parisienët.
Në ndeshjen miqësore kundër austriakëve të Sturm Graz, e humbur 3-1, talenti i PSG shënoi një gol me të vërtetë mjeshtëror.
Edhe pse në një pozicion diagonal nga porta kundërshtare, Ongenda arriti të mposhtë portierin austriak me një parabol fantastike. /LajmeOnline/