Para 15 viteve ishte zhdukur, kurse tani është zbuluar fati i saj i tmerrshëm (Video)

loading...

loading...

Mbetjet e nëntë vjeçares Peggy Knobloch e cila është zhdukur në vitin 2001, janë gjetur në një pyll në pjesën qendrore të Gjermanisë, jo larg nga vendi ku jetonte.
Policia ka konfirmuar se kafka dhe eshtrat që janë zbuluar rastësisht nga një burrë derisa po kërkonte kërpudha në mal, i përkasin vajzës e cila tash e 15 vite kërkohet si në Gjermani ashtu dhe në vendet fqinje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gjërat që supozohet se i përkisnin vajzës, transmeton Telegrafi.
Siç është raportuar nga “Independent”, zhdukja e Peggy ishte raportuar në vitin 2001, pasi një ditë nuk ishte kthyer nga shkolla. Dëshmitarët për herë të fundit e kishin parë në afërsi të shtëpisë së saj, ku më pas është zhdukur pa lënë ndonjë gjurmë. Fillimisht supozohej se ajo ishte rrëmbyer dhe më pas vrarë, por policia tani do të mund të hetojë shkakun e vërtetë e vdekjes së saj.
Hetuesit lokal kanë theksuar, se kafshët e egra kishin nuhatur aromën dhe kështu kishin gërmuar mbetjet e vajzës së pafat.
Në vitin 2004 një burrë ishte dënuar gabimisht për vrasjen e pretenduar të Peggy. Megjithatë, vendimi ishte anuluar pasi ishte konstatuar se është marrë në pyetje mbi 40 herë pa praninë e avokatit, dhe se kishte pranuar fajësinë për shkak të presionit të madh që i kishin bërë. Shiko videon me poshte.
Video

loading...