Papritur varri i djalit filloi të gjelbërohej, prindërit u mrekulluan kur zbuluan arsyen (Foto)

Në maj të vitit 2014 gruaja e dashur e Jake Reyssing vdiq në moshën 65 vjeçare. Në vitin e tij të 86 Jake çdo mëngjes shkon në kishë dhe pastaj pi kafe me një nga 9 fëmijët e tij, kthehet në shtëpi dhe kujdeset për kopshtin e tij nga i cili i çon trëndafila gruas së tij të ndjerë në varreza dhe ujit barin përreth.

Në verën e vitit 2015 në Teksas ka pasur një thatësirë të madhe dhe kështu edhe bari pranë varrit të Liz, gruas së Jake, kishte filluar të thahej kështu që ai filloi me shumë mundim ta ujiste nga pak çdo ditë.

Pasi Jake pa një grua që ishte gjunjëzuar pranë një varri duke qarë, ai e dinte se aty ishte varri i një ushtari amerikan dhe gruaja që qante ishte motra e tij.
Ushtari amerikan i quajtur Anthony Villasenor shërbeu me fisnikëri për 16 vjet dhe ai e donte sportin, por fatkeqësisht vdiq në 2010 në një aksident me makinë në moshën 36 vjeçare.

Kur gruaja la varrezat, tashmë Jake e dinte se ç’duhej të bënte. A i vendosi që të kujdesej jo vetëm për varrin e gruas së tij por edhe për atë të ushtarit, megjithëse me sakrifica ia dilte të mbante të gjelbër vetëm atë të gruas.

Sipas tij, kjo ishte më e pakta që mund të bënte për një njeri që për shumë vite i ka shërbyer vendit me devotshmëri dhe përkushtim dhe humbi jetën në emër të vendit.

Kur prindërit e ushtarit erdhën për të vizituar varrin e djalit të tyre ata vunë re ndryshimin nga hera e fundit dhe nga varret e tjera. Fillimisht menduan se ishte një mrekulli dhe mamaja e tij mendoi se kjo kishte ardhur nga një engjëll që kishte mbajtur të freskët vendin ku prehej djali i tyre.

Dhe po engjëlli ishte i vërtetë, veçse ishte në tokë dhe kishte një emër, Jake.

Kur prindërit e ushtarit mësuan të vërtetën ishin të impresionuar nga akti i këtij njeriu të moshuar.

Është e mahnitshme se si një i huaj ka shpenzuar aq shumë kohë duke u kujdesur për varrin e djalit tonë”, thotë Rachel, e ëma e ushtarit të ndjerë.