Papa zbret në Brazil, bombë afër vendqëndrimit të tij

loading...

Papa Francesku është mirëpritur e përshëndetur nga dhjetëra mijëra pelegrinë brazilianë, teksa ka nisur kështu udhëtimin e parë jashtë Vatikanit, që kur u emërua në krye të Kishës Katolike.
f.0723101723269_m

loading...

Papa i parë amerikano-latin u prit nga presidentja Dilma Rousseff, pasi zbriti në aeroportin e Rio de Janeiro-s. Papa, i lindur në Argjentinë, ndodhet në Brazil për të qenë pjesëmarrës në festivalin e Ditës Botërore të të Rinjve të Katolikëve Roman.

Në një deklaratë të shkurtër, pas mbërritjes së tij, Papa nxiti të rinjtë katolikë “të bënin dishepuj nga të gjitha kombet”. “Erdha për t’u takuar me të rinj, të cilët vijnë nga e gjithë bota, që i pres me krahët hapur të Krishtit, shpëtimtarit”, tha ai në pallatin e guvernatorit të shtetit të Rio-s, duke iu referuar statujës së madhe të famshme të Jezusit. “Ata duan të gjejnë një strehë në përqafimin e tij, pikërisht pranë zemrës së tij, për të dëgjuar thirrjen e tij më pastër dhe më fuqishëm”, tha ai, raporton TCH.

Rreth një orë përpara ceremonisë hapëse, policia përdori granata tymuese dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit jashtë pallatit të guvernatorit. Irritimi, sipas raportimeve, i drejtohej liderëve politik të Brazilit dhe jo Papës.

Në një ngjarje tjetër, ushtria njoftoi se një pajisje eksplozivi artizanale u zbulua në tempullin (vendin e shenjtë) mes Rio-s dhe Sao Paulo-s, të cilin Papa do ta vizitojë gjatë së mërkurës.

Pajisja në tempullin e “Zonjës sonë të Konceptimit të Aparecida-s”, përshkruhet se ishte e “fuqisë së vogël” dhe tashmë është shkatërruar. /LajmeOnline/

loading...