Pamjet nga sulmi ndaj shtëpisë së Kryeministrit Mustafa ditën kur Thaçi u zgjodh President (Video)

untitled_1457465020-3154123


Këto xhirime të siguruara nga Klan Kosova mundësojnë të shihet se si u sulmua me molotov shtëpia e kreut të Qeverisë Isa Mustafa, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh President.
Shtëpia e kryeministrit Isa Mustafa ishte cak i sulmit më 26 shkurt, ditën kur kreu i PDK’së Hashim Thaçi u zgjodh President.

Në pamje shihen qartë dy të rinj se si me koktej molotovi sulmojnë shtëpinë e Mustafës. E njëjta situatë është filmuar nga dy perspektiva.

Deri më tani policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar për rastin e sulmit në shtëpinë e shefit të ekzekutivit.