Pamjet e dhunshme në Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantët shqiptarë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e dhunshme të policisë angleze ndaj dy emigrantëve shqiptarë. Videoja është publikuar nga mediat britanike dhe ka marrë shumë kritika. Një nga kritikat kryesore është sesi janë trajtuar emigrantët. Video është siguruar nga kamerat e një lavazhoje në pronësi të shqiptarit Bashkim Ademi në Worcestershire. Të armatosur policët kanë bastisur biznesin e shqiptarit nën dyshimin se aty strehoheshin emigrantë të paligjshëm dhe rezulton të ketë qënë një bazë armësh dhe droge. Të dyshurarit në video duken se dalin me duart në kokë dhe oficerët janë duke i tërhequr zvarrë.