Pamje tronditëse! E lë e dashura vret veten live në facebook (VIDEO)

safe_image-9

Një djalë zemërthyer është vetëvrarë dhe videon tragjike e ka postuar në rrjetin social facebook. Videoja e tmerrshme është postuar në adresën e një djali turk të quajtur Erdogan Ceren. Në fillim ai u thotë shokëve: “shikojeni këtë”. Më pas, me armën që ka në dorë, tenton të qëllojë veten fillimisht në kraharor. Tentativa e parë dështon pasi arma ngec. Në këtë moment, Erdogan i drejtohet kamerës dhe shpreh se vetëvrasjen po e kryen sepse e dashura e tij e braktisi. “Asnjë nuk më besoi kur thashë se do vrisja veten”, thotë i riu para se të provojë për herë të dytë. Në një dorë armën dhe në dorën tjetër kamerën, ai qëllon sërish dhe në këtë moment transmetimi live ndërpritet. Sipas mediave vendase, familjarët e tij dëgjuan të shtënat dhe nxituan për ta dërguar në spital. Ceren vdiq me të mbërritur aty. 12 orë para aktit vetëvrasës ai kishte shkruar në profilin e tij se zemra i ishte thyer. “Historia jonë e dashurisë ishte e denjë për libra. Por, sytë e mi nuk do qajnë. Më fal!”. Këto ishin fjalët e fundit të Erdogan.