Pamje tronditëse! Beteja të përgjakshme në Siri, luftë me tanke brenda në qytet! (video)

Tank

Kanë tronditur pamjet filmike të realizuara nga brenda një tanku T-72 të ushtrisë siriane.
Pamjet janë publikuar nga agjencia ruse e lajmeve ANNA.
Beteja që pasqyrohet në këtë video, u zhvillua gjatë luftimeve të ashpra në qytetin e Daryya. Në video shikohet qartë shkatërrimi i qytetit, që tashmë është kthyer në qytet “fantazmë”.
Ndërkohë, beteja ishte shumë e ashpër, pasi kryengritësit qëlluan me një raketë kundër tank dhe e shkatërruan atë. Pamjet filmike u transmetuan dhe nga Channel 4.