Pamje të tmerrshme në Korçë/ Tërheqin kalin e ngordhur zvarrë me makinë

Lajmi i qenit që u masakrua në Kuçovë bëri bujë në media, por kjo nuk do të thotë se keqtrajtimi i kafshëve ka marrë fund në vendin tonë.

E themi këtë sepse një qytetar na ka nisur një video, pamjet e të cilës tregojnë sesi një kal i ngordhur tërhiqet në mes të rrugës nga një makinë.

Ai ka shkruar:

Shikoni JOQ kali i ngordhur duke ikur për sallam. Çfarë ha populli o Zot? E kam filmuar në rrugën e fshatit Pojan në Korçë.

Të tilla pamje tregojnë se situata në vendin tonë është alarmante si për trajtimin e kafshëve ashtu edhe për kujdesin ndaj konsumatorit.

Nëse ai kal i ngordhur që do të shikoni në video shkon në fabrikat ku prodhohet sallam imagjinojeni vetë se çfarë jemi duke konsumuar.