Pamje të rralla nga ’97-ta në Shqipëri/ Dje fëmijë i armatosur sot kandidat për deputet

Një video e papublikuar më parë po qarkullon në internet dhe bëhet fjalë për vitin 1997 në Sarandë. Nuk dihet ende se kush i ka kapur pamjet, por ngjasojnë me skena filmash, pro ën fakt është realiteti i fillimit të demokracisë shqiptare.
Në video duken fëmijë fare të vegjël në moshë që mbajnë armë zjarri dhe qëllojnë me to të hipur sipër tankeve. Gjithashtu në grup të fëmijëve dëgjohen thirrjet: Poshtë Sali Berisha!

Por ajo që bie në sy është pjesëmarrja në këtë video e kandidatit të LSI për deputet në Vlorë, Reni Bajrami, i cili është njëherësh edhe pastor në Kishën Ungjillore.

Një qytetare ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Nga i fort u be pastor dhe tani do te behet deputet. Ndër të veçantat e këtyre zgjedhjeve është dhe futja në listat e deputetëve e ndonjë figure klerikale. Një prej tyre është kandidati i LSI-së në listën e qarkut Vlorë, i gjashti në renditje, Reni Bajrami.

Ky është një pastor në Kishën Ungjillore të Delvinës. Dhe, edhe pse fizikisht nuk mban veladon, së paku në publik, ai tashmë pretendon që të veshë dhe kostumin e deputetit.

Por nuk mbaron këtu. Pastori Barjami, në një të kaluar jo fort të largët, ka qenë pjesë e bandave të ‘97-ës, edhe pse në moshë minore. Në një video që qarkullon në youtube, ai e vringëllin kallashin për mrekulli, duke qëndruar mbi tank.

Mosha e vogël, siç dallohet qartë dhe në video, nuk e pengon që ai të shfaqet me një shpirt luftarak të vërtetë, duke qenë i veshur dhe me kamuflazh, një pamje që të kujton skena me fëmijë të armatosur dhe kërcënues në vatrat e luftërave civile në disa vende të Afrikës.

Nëse iu referohemi psikologëve, kjo kategori fëmijësh vuan nga trauma dhe në mënyrën e të arsyetuarit të gjërave të thjeshta, e jo më t’i besohet përgjegjësi e fateve njerëzore. Në këtë rast duhet parë dhe ligji i dekriminalizimit, nëse e përfshin dhe precedentin që, dikush që deri dje nën armë ka cenuar hapur rendin kushtetues, të arrijë më pas të zgjidhet deputet.

Po duke iu referuar psikologëve, këta individë me fëmijëri nën efekt militar, duheshin trajtuar klinikisht për të kaluar traumat në kushte post-lufte”, përfundon ajo.

Ndërkohë ju ftojmë të ndiqni pamjet e rralla.