PAMJE TË RËNDA Therret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë (Video)

Një person ka mbetur i shtirë në tokë pasi dikush e ka therrë me thikë.
Atë më pas e kanë ndihmuar kalimtarët që po ecnin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Sipas fotografive që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, personi është ulur në një karrige duke vazhduar të gjakderdhë.
Informatat nga lexuesi bëjnë me dije se ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes tek pas 30 minutave.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë

VIDEO