Pamje të reja: Ja çfarë bëri terroristi i Stambollit vetëm pak çaste pasi vrau 39 persona (Video)

Policia turke ka publikuar fotografitë dhe videon e personit që dyshohet se kreu sulmin terrorist në klubin e natës “Reina” në qendër të Stambollit. Autoritetet turke janë duke punuar në identifikimin e personit që kreu sulmin, i cili sipas mediave turke, është shtetas i Uzbekistanit ose Kirgizisë. Policia turke ka arritur të marrë të dhëna nga kamerat e sigurisë në afërsi të klubit të natës u ndodhi sulmi. Por, mediat turke tash kanë publikuar një video-incizim të bërë nga autori i sulmit. Në të, i dyshuari shihet në sheshin Taksim të Stambollit. Sipas mediave turke, terroristi e kishte studiuar vendin nga do të ikte pasi ta kryente sulmin në klubin e natës. Në sulmin e natës së ndërrimit të moteve, mbetën të vrarë 39 persona, kurse u plagosur 65 të tjerë. Aktualisht, policia turke është duke kryer një operacion të gjerë në një lagje të Stambollit për të kapur të dyshuarin.