Pamje të një vjedhje në mes të ditës në një dyqan në Pejë (VIDEO)


Rastet e vjedhjeve në dyqane të ndryshme në Kosovë, po shtohen dita e ditës. Por, persona që provojnë të bëjnë një gjë të tillë, për një moment po e harrojnë faktin se shumica e dyqaneve kanë vendosur kamera.
Kështu ka ndodhur edhe në një dyqan të teshave në Pejë. Një person i cili kishte filluar të provojë disa rroba, me largimin e shitëses nga lokali, ai merr dy këpucë dhe i fut brenda xhaketës.
Rasti ka ndodhur në një butikë pranë qendrës zejtare në Pejë. Xhirimet e dërguara në redaksinë e lajmi.net, tregojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 13 e 55 gjatë ditës së sotme. /lajmi.net
Personi-duke-vjedhur-në-dyqan-650x358