Pamje të dhimbshme/ 17-vjeçarja lind foshnjen në mes të rrugës, askush nuk e ndihmon

Një video e shpërndarë nga mediat indiane ka bërë xhiron në gjithë botën. Një vajzë 17-vjeçare, e cila u braktis nga familja e saj pasi mbeti shtatzënë, lindi foshnjen e saj në mes të rrugës. Edhe pse ishte shumë pranë derës së një qendre shëndetësore, rreth 100 metra, asnjë mjek apo infermier nuk i ka shkuar në ndihmë.
Vajza lindi në anën e rrugës në Chandil, një qytet në shtetin e Jharkhand në Indinë lindore.
Video tregon vajzën me fëmijën e saj në rrugë, ndërsa automjetet dhe motoçikletat kalojnë. I porsalinduri, kordoni i kërthizës së të cilit është akoma i bashkangjitur, është fotografuar duke qarë, teksa mbështillej me fustanin e nënës.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Video Link