Pamje rrëqethëse: Një minutë para vdekjes realizon një video, dhe më pas… (Video)


Enda Kakravati 30-vjeçe dhe i dashuri i saj Peter Lynch 52, kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit të tyre në Ditën e Australisë. Kjo vajzë momentet e fundit të jetës i kishte publikuar në rrjetet sociale. Aeroplanin që e pilotonte Peter, kishte rënë në lumin Swan në Perth, ku ishin mbledhur mbi 60 mijë persona për të festuar. Dyshja ishin pjesë e manifestimit që është mbajtur për nder të Ditës së Australisë. Vetëm disa minuta para tragjedisë, Enda brenda kabinës së pilotit kishte postuar një video në Instagram. “Më uroni fat”, mezi dëgjohet duke thënë nga zhurma e motorit të aeroplanit.