Palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” së shpejti me pamje të re

loading...


Gjilan – Klubet e Gjilanit ndeshjet të cilat i zhvillojnë në Palestër tani e tutje do të kenë kushte më optimale, këtë kënaqësi po e mundëson Komuna e Gjilanit.
Këtë iniciativë të Komunës së Gjilanit me njerëzit të cilët udhëheqin sektorin e sportit në Gjilan është pritë tani e një kohë të gjatë, pasi kushtet si brenda Palestrës njëashtu edhe jashtë saj kanë qenë tejet të papërshtatshme.

Punët rreth renovimit të Palestrës kanë filluar tani e katër ditë ndërsa do të punohet gjerë në rregullimin e saj total pasi që ka një mori punë për tu kryer.

Koordinatori i Aktiviteteve Sportive në Komunën e Gjilanit, Malazog Hoxha nuk fshehë gëzimin e tij për këto punë të cilat do të kryhen për një afat sa më të shkurtë.
“Kemi filluar të punojmë sipas planit tonë të cilin e kemi parashtruar është një kënaqësi e veçantë renovimet të cilat do ti bëjmë si brenda njëashtu edhe jashtë Palestrës, po bëjmë përpjekje maksimale që sportistëve tanë t`ju krijojmë kushte sa më të mira një iniciativë të sektorit të sportit e ka përshëndetur edhe vetë kryetari Lutfi Haziri, pa të cilin nuk do të mundeshim ta realizojmë këtë projekt për sportistët tanë”.

Punët të cilat do të rregullohen brenda Palestrës Hoxha thekson se do të jenë mjaftë të vështira.
“Së pari do ta gëlqerosim çdo pjesë të sajë do të rregullohet ndriçimi në çdo pjesë të Palestrës, do të rregullohen ulëset në tribuna, ËC-të, ulëset e VIP-së, do të vendosen edhe perdet të cilat mungojnë tani e një kohë të gjatë dhe disa punime të tjera të cilat do të na shfaqën gjatë punimeve”.

Pjesa e jashtme tani e tutje do të jetë krejt ndryshe duke filluar nga pastrimi i sajë gjerë te rregullimi i fushave të cilat janë në oborrin e Palestrës.
“Do të vendoset një rregull i ri, fusha e futbollit të vogël do të rregullohet me reflektorë ndërsa shkallët e kësaj fushe do të kenë pamje krejtësisht tjetër do të vendosmi 600 ulëse në këtë fushë do të kenë mundësi të luajnë edhe qytetarët e Gjilanit në turnire të ndryshme të futbollit, do të pastrohet oborri në tërësi do të vendosen edhe tablot e basketbollit, rrethojat e Palestrës do të riparohen në tërësi dhe disa gjëra tjera”, thekson Malazog Hoxha.

Hoxha ka porositur të gjitha klubet e qytetit dhe qytetarët të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre sportiv në mënyrë rekreative se në të ardhmen do të jetë krejtësisht ndryshe.
“Ju bëjë me dije klubeve dhe njerëzve të qytetit se tani e tutje rregullat në Palestër do të ndryshojnë do të jetë gjithçka transparente, por do të ketë rregull striktë për çdo klub dhe qytetarë ne nuk mundemi të lejojmë të na shkatërrohet prona publike, ne jemi për sportistët e Komunës po ashtu edhe për qytetarët por duhet pasur rregull në qoftë se dëshirojmë të kemi sportist të shëndoshë”.

Është mirë që Komuna e Gjilanit po bënë këto investime për rininë, qytetarin e sportistët e sajë duke e ditur se ardhmëria gjithmonë i takon rinisë së shëndoshë./sylejman ismajli/rajonipress/
ml

loading...

loading...