Palermo ’80 apo Tiranë 2016? Ja rrjeta e krimit të organizuar sipas …

loading...


Denoncime të shumta kanë ardhur pas vrajse ssë Elton Çiçës një javë më parë në zonën e ish-bllokut. Denoncimet kanë mbërritur dhe tregojnë lidhjet e krimet me policinë. Ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, ka bërë publike pikërisht këto denoncime që tregojnë për lidhjet kriminale mes politikës, policisë dhe eksponentëve të ndryshëm të botës së nëndheshme të krimit në vend.

Ja denoncimet e bëra tek ish-kryeministri Sali Berisha:

Kupola e çunave të krimit, e implikuar në arratinë e Domart Konjarit, vrasjen e Elton Çiços, trafiqet e drogës dhe gjobat me Milin e Partisë. Për më shume lexojeni vet mesazhet!

“Informacion. Domart Konjari super i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, pasaportën e tij me identitet tjetër Arben Lazri në tetor 2015 e ka bërë shefi i komisariatit 3 Elton Allushi me porosi të Besmir Qebinit i cili e mori praktiken dorazi vet me porosi të Emiljano Shullazit, Qebini dhe Elton Allushi të dy nga Tepelena dhe shok të ngusht.

2). Alban Trimi që ka qenë prezent kur u vra Elton Cica është oficer policie shok me Besmir Qebinin ky i fundit ka prezantuar Alban Trimin me Eltin Cicen. Elton Cica (viktima) ka bërë trafik droge me kushërinjtë e Besmirit me Klejdi dhe Silver Qebini pjesëtar të grupit te Eltonit (viktimës). Besmir Qebini ka prezantuar Elton Cicën me Emiljano Shullazin nëpërmjet oficerit Alban Trimi dhe i mbante në kontakt. Sajme Qorri çdo kontakt me bandat i mbante me Besmir Qebinin dhe ky i fundit i mbante nëpërmjet oficerit Alban Trimi, me këtë linje mbaroheshin punët dhe ndaheshin lekët.”

“Përshëndetje Doktor.

Lexova shkrimin tuaj për hjeksin e Elton Çiços. Çdo gjë që shkruani është mëse e drejtë. Alban Trimi ish-shefi antidrogës është njeriu më i poshtër që mund të ekzistoj. E ç’mund të presësh nga një mashkull që ka braktisur fëmijën e vet. Është një mashkull që është pasuruar me lek të pista për shkak të detyrës. Ku i gjeti Alban Trimi lekët për blerjen e apartamentit të komuna parisit vetëm në muajt kur ushtronte detyrën e shefit të antidrogës. Po makinën luksoze pse vetëm tani.

Kjo tregon qartazi besoj. Por fajin e ka ministri ynë i Brendshëm që e solli përsëri në Tiranë vetëm sepse Albani është shoku i ngushtë i Besmir Qibinit.

Gjynaf i zotit kush na përfaqëson.”
tiran

loading...

loading...