Pakënaqësia me format trupore

timthumb

Nicole Scherzinger kishte vuajtur nga bulimia, sepse nuk kishte fare vetëbesim për trupin e saj derisa i kishte mbushur të 30-at. Këngëtarja 34-vjeçe kishte pasur çrregullim në të ngrënë sepse e urrente mënyrën se si dukej, por kishte arritur të fsheh ndjenjat e saj para tjerëve, duke përfshirë të ëmën.

“Tërë jetën time deri sa kam mbushur 30 vite, nuk kam pasur vetëbesim në trupin tim. Isha e pakënaqur me trupin tim. Kam filluar të punoj si një person i çmendur. Vrapoja, vrapoja sa nuk mundja më”, ka rrëfyer ajo. Mirëpo, ajo tani ka tejkaluar këto probleme dhe është shumë e lumtur me vetveten.