Pak ditë para aplikimeve për lotarinë amerikane, Ambasada jep këshillën kryesore

Para disa ditësh Ambasada amerikane dha lajmin e mirë për shqiptarët se edhe ky vit do të ketë Lotari amerikane. Ditën e sotme ajo ka lajmëruar në Facebook, datën se kur do të fillojnë aplikimet. Por, ajo që është më e rëndësishmja për të gjithë ata që dëshirojnë ta fitojnë lotarinë janë këshillat që Ambasada jep për aplikantët.

Ambasada shkruan se aplikimet fillojnë më 3 tetor dhe tregon sesi duhet aplikojnë shqiptarët.

Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore për t’u përzgjedhur: aplikoni herët, por ama vetëm një herë! Tani, kush ka pyetje?”, shkruan ambasada.