Pajisja “moderne” për pjekjen e flisë, shpikja e djaloshit nga Gjilani (Video)

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një djalë, i cili tregon se ka paraqitur një pajisje me anë të së cilës do të mund të ishte më e lehtë përgatitja, gjegjësisht pjekja e ushqimit tradicional, flisë.

Në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook, përcjell Telegrafi, Driton Jashari, ka thënë se këtë pajisje e ka ndërtuar para rreth dy vitesh, por tash ka vendosur që tua tregojë të tjerëve.

“Deshta ta ndaj me ju këtë video ku mund ta shihni një mekanizëm që e kam projektu dhe ndërtu për me e lehtësu proceduren e përgaditjes së Flisë tradicionale të cilin e kam ndërtuar para dy viteve por sot i erdh rendi me e postu :)”(sic), ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, mënyra e përgatitjes është shumë më e lehtë, kurse shija mbetet e njëjtë.

“Ka hapësirë të mjaftueshme për me i vendos enët dhe brumin, mund ta vendosni kudo ne oborr, bari, pllaka etj pa i demtuar ato… Shpresoj që do t’ju pelqej :)”(sic), ka shkruar më tej Jashari.