Pagoi 3 mijë dollarë organizatorin e dasmës, por ai…

loading...

loading...

Dita e dasmës mendohet se do jetë një ndër momentet më të bukura të jetës. Ajo do të mbahet mend gjatë e gjithmonë do të kujtohet me nostalgji. Por mesa duket kjo nuk do të ndodhë për nusen Cher Austin.

Kjo e fundit ëndërronte diçka përrallore për ditën e saj më të veçantë. Si pasojë, Austin punësoi një organizator dasmash që i kushtoi plot 3 mijë dollarë që ta bënte ambientin ku do të organizohej ceremonia sa më të bukur.

Por kur ajo doli në mëngjes për të parë si dukej, shpërtheu në të qara prej organizimit skandaloz, transmeton Shekulli.

Siç shihet edhe në fotografi, në vend të tavolinave të mbushura me lule, ajo pa tavolina dhe karrige të vendosura në mënyrë të çrregullt që kishin vetëm nga një ‘kafaz zogu’ si dekor.

Ndërkohë policia britanike ka deklaruar se, ato janë një ndër qindra të sapomartuarve në Britani që bien pre e mashtrimeve që i bëhet nga organizatorët e dasmave.

loading...