Pagani Huayra për 2 mil. €

pagani

Kopja e parë e prodhuar e modelit Pagani Huayra, është ofruar për shitje me një çmim prej 2 milion euro. Në shpalljen e botuar, thuhet se ky automobil deri tani ka kaluar 1000 kilometra dhe se ka testuar vetë Horacio Pagani, themelues i kompanisë ‘Pagani Automobili’.

Për t’ua rikujtuar, modeli më i ri i Pagani-t, Huayra, është i pajisur me motor 6.0 litërsh twin-turbo V12 i cili zhvillon 730 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi maksimale prej 1.000 Nm.

Ky motor vjen në kombinim me transmisionin sekuencial me 7 shpejtësi, me ndihmën e të cilit kjo veturë e cila peshon 1.350 kg përshpejtimin nga 0 deri në 100 km/h, e arrin për vetëm 3.3 sekonda, para se të arrij shpejtësinë maksimale prej 370 km/h. Përndryshe, çmimi i rregullt i modelit Pagani Huayra, është rreth 850 mijë euro.