Paga mesatare në Kosovë është rritur në 346 euro

loading...

loading...
Aleanca Kosovare e Binzeseve, publikoi pjesën e dytë të hulumtimit të nevojave të tregut të punës “paga mesatare në Kosovë”. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se hulumtimi është zhvilluar në 2100 biznese, ndërsa përgjigje kanë dhënë 1480 biznese apo 70.5 për qind.

Sipas tij procesi i anketimit është zhvilluar drejtëpërdrejt me përgjegjësit e ndërmarrjeve të përzgjedhura dhe intervistat janë zhvilluar sy me sy. Hulumtimi është zhvilluar në të gjitha regjionet e vendit në ndërmarrjet e regjistruara dhe të cilat kanë mi pesë të punësuar.

Kreu i AKB-së, shtoi se më shumë se 87 për qind e bizneseve të hulumtuara janë kryesisht ndërmarrje të sektorit privat dhe analiza është fokusuar tek ato ndërmarrje pa përjashtuar edhe bizneset familjare ku pjesëmarrja e tyre është 9.8 për qind si dhe ndërmarrjet e sektorit qeveritar dhe publik me 1.7 për qind, pastaj organizatat jo profitabile dhe degët e kompanive të huaja që marrin pjesë me 0.3 për qind përaktësisht 1.0 për qind.

“Paga mesatare në Kosovë, për të punësuarit është rritur në 346 euro, derisa në vitin 2011 ishte 327 euro. Faktori kryesor i kësaj rritje të pagës mesatare në Kosovë vjen si rezultat i progresit ekonomik. Kjo ngritje e theksuar vërehet nëse krahasohet viti 2011 me vitin 2013, ku arrinë shkallën prej më shumë se 5.8 për qind”, tha Agim Shahini. /koha/

loading...