Padi kundër disa personave nga Tetova për rrahje dhe vjedhje

tetova-2014

SPB Tetovë ngriti padi penale kundër K.A.(49) për veprën e kryer penale “pjesëmarrje në përleshje” dhe kundër A.F.(24) dhe B.F.(22), të gjithë nga Tetova, për kryerjen e veprës penale “Lëndime të rënda trupore”.

Me 27 shkurt të këtij viti, K.A. me vajzën e tij të mitur derisa kanë qenë duke ecur para shtëpisë së N.F. në fshatin Tearcë, ajo ka dashur që të shihet me nënën e saj, e cila jeton me N.F…Në atë moment kanë dalë djemtë e N.F. të cilët kanë nisur zënkë e cila ka eskaluar në përleshje fizike me K.A. ku me mjete metalike i kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar Qndrën Klinike në Shkup.

SPB Tetovë ngriti padi penale edhe për I.K.(27), për veprën penale “lëndime të rënda trupore”. Me datë 14 gusht vitin e kaluar para një internet kafesë në f.Sellcë ka nisur zënkë ku më pastaj sulmon fizikisht një përson nga Tetova, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Padi kundër tetovarit i cili kishte kryer vjedhje në një bastore

SPB Tetovë ngriti padi penale kundër I.V.(35) nga Tetova, për kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

Me datë 13 Nëntor të vitit 2012, në bastoren sportive “Play In” në Tetovë, i padituri me maskë në kokë dhe me pistoletë ka kryer vjedhje ndaj dy të punësuarve, duke u’a marrë çantën me 100.000 denarë, 150 euro dhe kuletrën me 8.000 denarë dhe dokumentet personale.LajmeOnline