Pacolli: Unë e mbajta fjalën për liberalizimin e vizave

loading...


Kryetari i AKR’së, Behxhet Pacolli ka uruar qytetarët e Kosovës për rekomandimin e Komisionit Evropain për liberalizimin e vizave.
Ai thotë se qytetarët e Kosovës nuk do të jenë më të izoluar, por të lirë si kurrë më parë.

Ky është postimi i tij në Facebook:
“Të dashur miq, urime! Ju kujtohet postimi im më 1 Maj? Unë fjalën e mbajta. Komisioni Evropian sapo ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe kjo është meritë e juaja! Ju e keni merituar! Qytetarët e Kosovës tanimë nuk do të jenë të izoluar, por të lirë si kurrë më parë! Urime të gjithëve! Na priftë e mbara gjithmonë!”, shkruan Pacolli
1

loading...

loading...