Pacolli thotë se deri më 15 maj hiqen vizat


Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjatë këtij muaji Kosova do të bëhet anëtare e UEFA-s dhe do të ndodh liberalizimi i vizave.
“Më 3 Maj Kosova me siguri të plotë do te jetë anëtare e UEFA-s dhe gjatë 15-ditëshit të parë të Majit besoj Kosovarët do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë. Urime Kosovë”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Me këtë rast ai ka uruar edhe Ditën e 1 Majit, duke thënë se ka kontribuar në punësimin e kosovarëve. /lajmi.net
Postimi i plotë i Pacollit:
Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!
Muaji i Majit këtë vit për Kosovën do të jetë muaji i rëndësishëm;
Më 3 Maj Kosova me siguri të plotë do te jetë anëtare e UEFA-s dhe gjatë 15-ditëshit të parë të Majit besoj Kosovarët do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë. Urime Kosovë!
Kjo fitore është meritë ekskluzive e popullit të urtë të Kosovës.
1 Maji, në anën tjetër është edhe “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”. Me këtë rast dua të theksoj se çdokush nga punëdhënësit është dashte të krijoj kushte dhe paga dinjitoze për punëtorët. Nga ana ime, besoj që sado pak këtë e kam arritur, pasiqë kam arritur t’ua siguroj vendin e punës mbi 15 000 shqiptareve në botë, si dhe mbi 3500 në Kosovë, duke ndarë me ta gjithmonë hallet tona.
Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë, drejt një Kosove më të zhvilluar, me mundësi më të mëdha punësimi dhe kushte më të mira të jetesës. Të dashur miq, Gëzuar festën e 1 majit!
3