Pacolli pranë blerjes së kubit italian

loading...

foto (1)

loading...
Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër i Kosovës, është i interesuar të investojë në klubin e ligës së tretë në Itali, Vicenza. Këtë ai pritet ta bëjë në bashkëpunim me biznesmenin tjetër kosovar që jeton në Zvicër, Hamdi Mehmeti, i cili është aksionar edhe i skuadrës së Superligës së Kosovës, Hajvalia.
Pacolli dhe Mehmeti do të duhet të paguajnë 600 mijë euro garanci deri me datë 16 korrik, në mënyrë që të fillojnë punën me klubin. E përditshmja “Tribuna di Treviso” shkruan se Mehmeti është një kandidat shumë serioz për të marr frenat e klubit.
“Pas nëntë vitesh të Segio Casingenës në krye të klubit, Vicenza do të jetë prapë në duart e huaja. E veçanta e konsorciumit zviceran është se përbëhet nga dy biznesmenë me origjinë kosovare. Është Hamdi Mehmeti, një sipërmarrës i ri, dhe Behgjet Pacolli, ky i fundit për dy muaj nga shkurti deri në prill të vitit 2011 ka qenë edhe President i Kosovës”, shkruan portali i mirënjohur sportiv goal.com./

loading...