Pacientja e vogël me kancer “martohet” me infermierin e preferuar (VIDEO)

martesa_1474065223-9803786

Ëndrra e Abbyt u bë realitet falë infermierit Matt Hickling, i cili ka qenë infermieri kryesor i vajzës në spitalin Melodies Center për fëmijët e sëmurë me kancer, për më shumë se një vit.
Matt kishte dëgjuar mamanë e vajzës se ajo ishte shumë e emocionuar të vinte në klinikë për trajtim atë javë, sepse mezi po priste të martohej me të. Infermieri u zu në befasi, por nuk u mendua gjatë. Duke punuar së bashku, Matt dhe stafi i qendrës organizuan një “dasmë” në vetëm 24 orë. Abby duhet të kurohet dhe për një vit e gjysmë, por Matt dhe stafi shpresojnë se kujtimet e asaj dite do ta mbajnë të lumtur.