Pa kaluar akoma 24 orë nga dasma, të rinjve u ndodh tragjedia

Më pak se 24 orë pasi një çift nga Kansas, SHBA, u lidhën në martesë, jeta e tyre u ndërpre, kur makina me të cilën udhëtonin u përplas me një pemë.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 18:30 me orën lokale, në Clearwater.

30 – vjeçari Austin Bouma, i cili ishte në timon humbi jetën në vend. Ndërsa bashkëshortja e tij vetëm 19 vjeç, Rebekah Bouma, ndërroi jetën rreth orës 12:30 të së hënës, në spital.

Sipas të përditshmes “DailyMail”, Bouma dhe Wesson u martua të premten e shkuar në Bashkinë e Sedgwick. Në fotografitë e postuara nga nëna e nuses në Facebook, çifti shfaqej i tepër i lumtur, ndërsa me humor tregonin unazat e tyre, pas ceremonisë modeste civile.

Sipas autoriteteve, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit, megjithatë hetimet për vdekjen e bashkëshortëve vijon.

Ata ishin njohur në fillim të këtij viti, ndërkohë që bënin punë misionare në vendlindjen e Wesson, në Afrikën e Jugut.

Të rinjtë ishin fejuar në Qershor dhe të premten u kurorëzuan në martesë civile. Ata po planifikonin që në Shtator të bënin një dasmë për të dyja familjet, përcjell “tvklan”.