Pa dorë dhe këmbë nga lufta, “babai hero” përkujdeset për djalin e sapolindur

1-370x290

“Heroi” Andy Reid, i cili u plagos në luftë ndjehet tepër i lumtur dhe i gëzuar pasi është bërë baba.

36-vjeçari ishte i frikësuar se nuk do mund të kishte fëmijë pas plagëve të tmerrshme që pësoi nga shpërthimi i një bombe në Afganistan, ku dhe humbi këmbët dhe dorën.

ushtari1
Por tashmë ai ka lënë pas këto mendime dhe është bërë baba i vogëlushit William Alexander, për të cilin përkujdeset në çdo moment të ditës.

“Jam tepër i lumtur, të qenit baba është diçka e bukur. Përkujdesja ndaj një foshnje është një proces që duhet mësuar, nuk është e lehtë por unë jam ambientuar”, shprehet ai.


36-vjeçari, ndonëse me një krah i ndërron rrobat vogëlushit dhe e ushqen në oraret e caktuara, ndërkohë që bashkëshortja e tij shprehet se Andy dhe djali kanë një lidhje të mrekullueshme së bashku.

“Andy është i thjeshtë dhe e di me saktësi se çfarë duhet të bëjë”, shprehet gruaja.


Ndërkohë që vet 36-vjeçari pranon se disa prej shokëve të tij pas plagosjes në luftë ende nuk kanë fëmijë.

“Kështu që unë u ndjeva me fat kur Claire ishte shtatzënë”, thekson ai. /noa