Ozil dhuron të ardhurat nga Botërori për fëmijët e Gazas

Futbollisti gjerman me prejardhje turke Mesut Ozil, i cili luan për Arsenalin, ka njoftuar se do të dhurojë të ardhurat e tij të fituara në Kupën e Botës për fëmijët e Gazas.

Shoqata e Futbollit Gjerman ka dhënë për secilin nga lojtarët e ekipit një bonus 300,000 euro për kupën, përveç 150.000 euro pas fitores së gjermanëve në gjysmë-finale dhe shpërblime të tjera për çdo lojë.

Ylli i Asenalit është shfaqur shumë në faqet e rrjeteve sociale, pasi ai filloi finalen kundër Argjentinës me një recitim të Kur’anit në fushë dhe bëri sexhde në përfundim lojës.

Gjithashtu, Ozil ka shkaktuar polemika pasi nuk pranoi të shtrëngojnë duart me një zyrtar të FIFA-s për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin.