Orteku i merr jetën 5 të rinjve

loading...

Orteku-i-bores

loading...
Një ortek në Rusi i ka kushtuar jetën 5 të rinjve, ndërsa një tjetër është raportuar i zhdukur në një rajon malor në Siberi, njoftoi sot Ministria ruse e Situatave Emergjente.

Shtatë të rinj të moshave 14 deri 18 vjeç ishin mbuluar nga një ortek në malin “Ak-Bachtyg”.

Njëri prej tyre, arriti të shpëtonte dhe njoftoi menjëherë skuadrat e shpëtimit.

“Kërkimet po vazhdojnë për të gjetur adoleshentin e fundit të raportuar të zhdukur, pavarësisht kushteve të vështira klimatike në këtë rajon në kufi me Mongolinë”, theksoi Ministria e Situatave Emergjente./

loading...