Orgesa: Do të kthehem së shpejti

loading...

Orgesa

loading...
Orgesa Zaimi planifikon së shpejti t’i kthehet skenës, pas një pauze disamujore për shkak të lindjes së fëmijës së saj të parë.

Këngëtarja lindi vajzën Bora më 25 tetor dhe ka qëndruar larg skenës edhe për disa muaj para kësaj date. Por, ajo së shpejti do të ngjitet në skenën e një festivali dhe do të sjellë edhe një video të re.

“Shumë shpejt, kam në plan pjesëmarrjen në një festival dhe po ashtu në maj ose qershor, do te vij me një videoklip të ri. Ndërkohë do të nis shumë shpejt disa performanca “live”, në një lokal shumë të frekuentuar kohët e fundit në Tiranë”, ka thënë Orgesa gjatë një interviste për Koha Jonë.

loading...